Nuk perjashtohen nga vendimi i Qeverise se Shqiperise, lidhur me akordimin e nje shume prej 1 milione lekesh te reja per familjet e viktimave te termetit tragjik ne vendin tone, as familja e dy vellerezve nga Kosova qe gjeten vdekjen ne rrenojat e hotelit ne Durres.

Keshtu tha sot kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë.

“Projektvendimi që lidhet përsëri me përkrahjen sociale dhe financiar të familjeve të viktimave është projektvendimi që ka të bëjë me akordimin direkt të një përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja për çdo familje dhe patjetër për përballimin e shpenzimeve të varrimit. Secila prej familjeve të vëllezërve Abazi nga Kosova do të marrë të njëjtën përkrahje financiare prej 1 milion lekësh të reja nga ky vendim i qeverisë së Republikës së Shqipërisë. besoj që jemi dakord”, deklaroi Rama.

Kujtojme se pjese e viktimave te termetit tragjik, me 50 jete te humbura, ishin edhe dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit Shemsedin Abazi, 32 vjeç dhe Isah Abazi, 29 vjeç humbën jetën pas shembjes së hotelit “Tropikal” në Durrës.

MUND TË JU PËLQEJNË