Gëzime Krasniqi është reja e këngëtares më të mirënjohur Remzie Osmanit.

Ashtu sikurse të gjitha nuset e estradës, edhe kjo po vazhdon të shquhet si ndër më e bukura dhe më e zonja, shkruan Kosovarja.

E gjithë vëmendja duket të jetë në shtëpinë e Remzies më shumë për shkak të Gëzimes, e cila po përmendet jashtëzakonisht shumë.

Gëzimen, që kur është martuar e kemi parë ti ketë respektuar të gjitha traditat shqiptare, sidomos tani që jemi në sezonën e dasmave dhe të ahengjeve.

Nusja më e komentuar po merr pjesë në secilin aheng si mysafire, duke bërë që të gjitha të ftuarit të kenë të drejtuar sytë nga ajo.

Kjo për shkak se që nga fillimi ka përçuar përshtypjen e nuses më të dëgjueshme, dhe më të bukurës, duke u rregulluar dhe u paraqitur tamam si nuse e traditave, kështu edhe duke ia bërë zemrën mal Remzies çdo herë e më shumë.

 

Mirëpo, për dallim nga netët tjera, këtë herë Gëzimja sikur theu pak këtë rregull, pasi i harroi dimijat dhe kallamat, dhe vendosi që në dasmën e radhës të vijë me këtë fustan të bukur.

Po i ka hije apo jo? Sido që të jetë, ajo prapë se prapë arrin të jetë kaq e bukur dhe tërheqëse. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË