Enca njihet si një prej këngëtarëve më të klikuara, kërkuara dhe më të komentuara në vend.

Rina nga ana tjetër është talenti i muzikës rap zbuluar nga “On Records”, por pas largimit jo miqësor nga ky label, Rina sigurisht që do vazhdojë rrugën muzikore me të tjera projekte, konakte dhe bashkëpunime.

Së fundmi dy gocat bukuroshe gangsta kanë publikuar një foto ku shihen të dyja bashkë. “Jusin Bieber dhe Selena Gomez janë sërish bashkë djema”- shkruan Rina në foton e postuar, ripostuar më pas nga Enca.

Aludimet kanë nisur menjëherë për një bashkëpunim mes tyre dhe ne, të themi të drejtën mezi po presim.

MUND TË JU PËLQEJNË