Komplimentet janë ilaçi ma i mirë nëse do dikujt me ia ngritë vetbesimin, me e motivue për punë dhe me e ba mu ndi i vlerësum për ata që asht e me i dhanë “krahë”.

Secili prej neve ka nevojë për njerëz që t’flasin fjalë t’mira e t’kandshme tue vlerësue punën, sjelljen, qëndrimin ose edhe najherë veç prezencën tonë e kurrgja ma shumë.

“Muj me jetu për dy muj prej nji komplimenti t’mirë.” – Mark Twain

Mso pra me dhanë komplimente e ndreqja ditën dikujt (nashta edhe jetën ja ndreq, kurrë si dihet) !

Qe nja katër-pesëmdhet prej meje, bon edhe ma t’mira se kto me kanë, veç a ki. 😁

– Ty muj me t’besu.

– Ti ma ndreq ditën.

– Me ty çdo minutë asht kohë e vlefshme.

– Mendoj që idetë e tua kanë shumë vlerë.

– T’admiroj për pasionin/angazhimin tand ndaj…

– Kto fjalë që i the duhet me i ndëgju edhe shumë njerëz tjerë.

– Je shumë i mirëkuptueshëm.

– Prej teje nuk lodhem kurrë!

– Prezenca jote pernime e ban diferencën!

– Ti je nji nga personat ma meritor që njoh!

– Ti e ban botën vend ma t’bukur.

– Ti je mike/mik i pazavendsushëm.

– Po reflekton freski e çiltersi!

– Sa mirë që kam pasë fatin me t’njoftë!

– Ti vlenë shumë për mu.

*Ju që merrni koplimente, shkruejni diku, kur edhe nga kush, edhe kujtojani vetes sa herë që e ndjeni t’nevojshme./supergrate

MUND TË JU PËLQEJNË