Dyshja e njohur u argëtuan bashkë në një ndejë gjerë në orët e para të mëngjesit Aktori i njohur turk, Can Yaman së fundmi është i angazhuar si protagonistë kryesor në serialin “Erkenci Kus”, bashkë me aktoren e njohur turke, Demet Ozdemir.

Në këtë serial dyshja janë në rolet e “Canit” dhe “Sanemit, ku me këto role kanë arritur t’i rrëmbejnë zemrat e shikuesve të këtij seriali. Në mediat turke u përfol për një lidhje të mundshme të dy aktorëve edhe në jetën reale, pasi që dyshja e njohur janë parë bashkë edhe në një ndejë gjerë në orët e para të mëngjesit, shkruan rtv21.tv

U mësua se aktorët morën pjesë në festimin e ditëlindjes së skenarisites turke, Asli Zengin. Mirëpo, sipas mediave turke dyshja pas kësaj feste janë u zhvendosur në një vend tjetër, në shoqërinë e kolegut të tyre aktorit, Cihan Ercan.

Demet Ozdemir, nga gazetarët që ishin të pranishëm mori një pyetje në lidhje me raportet e saj me Canin, ‘A jeni në një lidhe dashurie, a keni diçka më shumë se sa marrëdhënie pune?”, aktorja një gjë të tillë e ka mohuar. “Jo, sigurisht jo” ishte pergjegjia që Demeti iu dha gazetarëve. Can Yaman dhe Demet Özdemir, më pas morën të njëjtën taksi dhe vazhduan rrugën e tyre.

 

MUND TË JU PËLQEJNË