Adrian Gaxha dhe Floriani bënë bujë para disa vitesh me hitin e tyre ‘Ngjyra e kuqe’, e cila u pëlqye shumë nga publiku. Kjo këngë shënoi edhe suksesin e parë të Florianit në muzikë, nga ku u njoh edhe më gjerë.

Por prej disa vitesh nuk e kemi parë Florianin e ‘vogël’ në asnjë projekt muzikor qoftë solo apo bashkëpunim.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Prive’, Floriani ka treguar planet e tij për të ardhmen. Ai ka treguar se do e shohim shumë shpejt me projekte të bukura.

I pyetur nëse do t’i pëlqente ideja për një tjetër bashkëpunim me Adrianin, ai është përgjigjur se po. “Do të doja edhe një bashkëpunim me Adrianin, por kësaj radhe jo Adriani me mua, por unë me të,”-është shprehur artisti i ri në moshë. Tashmë na mbetet të presim nëse pjesë e planeve të tij të afërta do të jetë apo jo ky bashkëpunim.

MUND TË JU PËLQEJNË