Ka qenë shumë i vogël por që u bë me ndikim të madh në mediat rozë dhe u pëlqye nga të gjithë.

Ëshët fjala për këngëtarin simpatik Florianin, i cili i hyri botës së muzikës qysh në moshën e hershme, shkruan Kosovarja.

Me zërin dhe vokalin që e karakterizonin e pati shumë të lehtë të depërtojë në këtë art, ku arriti të sjellë shumë këngë e duete.

Floriani diti si të dhezë e të godasë fuqishëm në zemrat e secilit, dhe të lërë vend të kujtohet nga secili.

Ashtu siç iu bashkëngjit skenën pa e prit askush, ashtu dhe humbi e u tret dhe më nuk u dëgjua asnjë e re nga ai.

Edhe pse kërkesat për paraqitjet e tij ishin të mëdha, por nga ai nuk patëm asnjë sinjal të rikthimit të tij.

Por, mesa duket floriani i vogël duket se ka vendosur ti heshtë këta zëra të dëgjuar gjithandej dhe të rikthehet me ndonjë projekt.

Kështu të paktën na bëri të kuptojmë njëra nga motrat Mustafa, e cila postoi disa sekuenca të shkurtra ku shihet duke kënduar Floriani.

Se çfarë po bën dhe cili është plani i tij, për këtë na mbetet vetëm të presim dhe të shohim se çfarë po ndodhë në vazhdim. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË