Sot është një ditë e veçantë për këngëtarin Butrint Imeri.Këngëtari i hitit “Hajt hajt” po feston 23 vjetorin e lindjes.

Urimet nuk kanë munguar nga miqtë e tij të afërt, ndërsa menaxheri i tij, Deniz Avdiu ka publikuar një fotografi me të teksa e ka surprizuar atë me një tortë.

Projekti i tij i fundit është “Hajt hajt” pjesë e të cilit është dhe e dashura e tij, moderatorja Kiara Tito.

Ndërsa ai ka zbuluar ditë më parë se do të lansojë shumë shpejt projektin e radhës, që do jetë bashkëpunim, por që detaje tjera nuk ka zbuluar./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË