Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri Ramush Haradinaj, është mirë t’i reduktojnë dekoratat dhënë vend e pavend, pa dashur ta degradojmë askënd, shkruan “Kosovarja”.

Kosova është krejt kushërillëk, nipa e mbesa, sa për ta njohur mjaftueshëm njëri-tjetrin në këtë vend. E di secili se kush me kë është kushëri dhe marrja hov e ndarjes së dekoratave, qysh i quanin në komunizëm, po reflekton në opinion, meqë ato po i jep presidenti dhe kryeministri për inat të njëri-tjetrit!

Presidenti po i nderon njerëzit e partisë së vet, e kryeministri të partisë së vet! Kështu po flitet, pa dashur ta prekim dinjitetin e të nderuarve, e meritojnë apo jo…

Kishte edhe një refleksion të presidentit se kush ka të drejtë të nderojë me dekorata…

Pa marrë parasysh, meritojnë apo nuk meritojnë të dekorohen, për të vdekurit e luftës, heronjtë apo martirët, nëse tash jepen këto vlerësime, është pak si vonë dhe kjo merr konatacionin sikur po bëhen hatri i dikujt!

Ky farë hatri, pastaj, nuk del të jetë vetëm hatër, por edhe një çmim që dikush i jep dikujt për t’i mbyllur gojën për të kaluarën e përbashkët kriminale, se jo të gjithë këta që po japin dekorata janë për kurbane!

Andaj, presidenti dhe kryeministri duhet ta ndalin aksionin e çmimeve “Skënderbeu” dhe “Hero i Kosovës”, pa dashur të kontestojmë dhe prekim personalitetin e të vdekurve apo heronjve! Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË