Ky person ishte një personazh shumë i famshëm, i cili s’ka lënë kamera të fshehtë pa ju bërë njerëzve në vendlindjen e tij, Çeki, por si përfundim është bërë edhe vetë viktime e një shakaje të tillë nga e dashura e tij, por një shakaje shokuese pas një nate, ku ai kishte pirë jashtë mase shumë (videon e keni më poshtë).

Cenek Stybl, pjesë e ekipit të kamerave të fshehta të “ViralBrothers” në YouTube, ishte me të dashurën e tij Lenka gjatë një udhëtimi në Bangkok, Tajlandë, kur ai u deh “shumë keq” dhe ra në gjumë.

Lenka më pas i lindi ideja për të mashtruar të dashurin e saj, duke besuar se ai ishte i dehur dhe kishte fjetur me një transeksual tajlandez një natë më parë, duke i thënë transeksualëve që të shtriheshin pranë tij në shtrat në momentin kur ai të zgjohej.

“Ishte mbrëmja jonë e fundit në Bangkok dhe Cenek u deh shumë keq dhe ra në gjumë. Unë isha e mërzitur, kështu që shkova në Rrugën Khaosan para hotelit tonë dhe aty kishte shumë transeksualë. Pikërisht në atë moment më lindi ideja”, – shkruhet në përshkrimin e videos.

Në klip, transeksualët mund të shihen duke argëtuar në shtratin, ku Cenek është duke fjetur, madje përpiqen që ta zgjojnë atë. Ai më në fund hap sytë dhe është i tronditur kur shikon se kush ishte pranë tij.

“Nuk je Lenka. Çfare dreqin***? Ti nuk je e dashura ime. Çfare dreqin***? Jo, jo, Lenka, ku është Lenka?”, – bërtet ai. “Nuk e di, jam vetëm unë këtu, dhe ne e bëmë atë (seks)”, përgjigjet ajo duke mbajtur prezervativë në duar.

Para se Cenek të jetë në gjendje të përpunojë atë që ai mendon se ka ndodhur, Lenka del nga një dollap dhe zbulon se e gjitha kjo ishte një shaka. Shakaja shumë shpejt u bë virale në rrjet, duke mbledhur mbi 19 milion shikime në YouTube, që nga momenti i parë që u ngarkua.

“Kjo është fantastike! Unë do të shkoj ta bëj këtë lol”, – tha një komentues për Daily Mail. Shikoni shaka tronditëse dhe njëkohësisht qesharake në videon e mëposhtme.

MUND TË JU PËLQEJNË