Sipas disa hulumtimeve të prezantuara të martën në takimin e ‘American Association for Cancer Research’, përdorimi i drithërave dhe produkteve që përmbajnë drithëra ndihmon në parandalimin e shumë problemeve të mëlçisë.

Konsumimi i një diete të pasur me drithëra është i lidhur me një numër të madh të efekteve pozitive që ka në shëndetin e njeriut, duke përfshirë uljen e rrezikut për rezistencë ndaj insulinës, uljen e inflamacionit dhe shtypjes së gjakut, gjendje këto që janë të lidhura me sëmundjet e mëlçisë.

Një grup hulumtuesish vendosën të vërtetojnë nëse ka një lidhje në mes të konsumimit të drithërave dhe fibrave me rrezikun ndaj kancerit. Për të arritur këtë ata kanë përdorur informacione të dy studimeve të gjata, që kanë filluar që nga viti 1976 dhe një tjetër studim që kishte filluar që nga viti 1986.

Çdo 4 vite pjesëmarrësit e kanë mbushur një pyetësor rreth shprehive të ushqyerjes. Gjatë kësaj kohë 140 nga 125.000 pjesëmarrës ishin diagnostikuar me karcinomë hepatocellulare- një lloj karcinome e lidhur me mëlçi.

Drithërat e papërpunuar përbëhen nga 3 pjesë, kur përpunohet për të krijuar orizin dhe bukën e bardhë dy nga këto komponentë që përmbajnë shumë vitamina dhe materie ushqyese hiqen.

Sipas hulumtuesve konsumimi i drithërave zvogëlon dukshëm nivelin e rrezikut të infeksioneve dhe problemeve të tjera të lidhura me mëlçinë.

MUND TË JU PËLQEJNË