Ditën e djeshme ishte 1-vjetori i vajzës së çiftit të famshëm të shoëbiz-it, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Me një festë në ambjentin e jashtëm, arreduar në detaje, mami Xhensila dhe Ajka ishin veshur me fustane ngjyrë pjepri të ëmbël.

Por, duket se festa nuk ka përfunduar aty. Për Ajkën është organizuar një mbrëmje madhështore në një kompleks luksoz dhe pamjet e para janë postuar në rrjete sociale nga miqtë.

Në një ambjent plot me familjarë e miq të ngushtë, Bes Kallaku dhe Xhensila kanë marrë dhe grupin Three Dots për të kënduar. Në hare e gëzim shikohet Xhensila bashkë me vajzën në krah, të dyja veshur me të kuqe. Tashmë e rritur, mund të shikojmë një portret të plotë të Ajkës, pasi e pamë vetëm të porsalindur.

MUND TË JU PËLQEJNË