E njohim si një deputete të aftë dhe shumë aktive në skenën e politikës por edhe jashtë saj, shkruan “Kosovarja”.

Duke qenë një femër mjaft e angazhuar si deputete dhe si aktore sukseset e saj janë të panumërta.

Kjo pasi që deputetja Deliu vjen nga një familje e arsimuar, babai i saj Gani Deliu është profesor i matematikës nga më të njohurit në rajonin e Drenicës, ndërsa nëna e saj Feride Deliu është po ashtu grua e suksesshme, ku ka një karrierë të gjatë si pediatre në Skenderaj.

Por, jo vetëm kaq. Siç duket edhe fëmijët e Blertës duke pasur këtë shembull të mirë para vetës po shkojnë drejt hapave të tyre duke u cilësuar si nxënës të shkëlqyeshëm.

Së fundi, ky është djali semimaturant i deputetes me të cilin ndihet krenar dhe e konsideron jo vetëm si djalë por edhe si shok pasi që tanimë e ndjen si më të rritur.

“Bashkë me Sabitin, e përcollëm Jonin në takimin e semimaturës… Sa shpejt jemi bo shokë, ne të tre “, ka shkruar deputetja sipër imazheve./Kosovarja/.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË