Moderatore shumë e shkathët e me talent për moderim që nga adoleshenca.

Kush tjetër përveç Blerona Zeqirit, që është bërë fytyrë mediatike dhe e njohur, që nga mosha e saj e hershme, shkruan Kosovarja.

Puna dhe përkustimi i saj në fushën e gazetarisë, e kanë nxjerrë në dritë një vajzë shumë punëtore dhe të pandalshme.

Duke mos u dorëzuar kurrë nga ëndrrat e saj, Bleronën tani e kemi njërën nga më të suksesshmet sa i përket moderatoreve në Kosovë.

Prej vitesh udhëheq emisonin e saj “1 kafe prej shpis”, ku trajton tema nga më të ndryshmet me fytyra tona publike.

Gjatë tërë udhëheqësisë së saj në moderim, përveç që bën përshtypje prirja e saj për këtë fushë, ajo merr ëvmendje edhe me paraqitjet e saj, që shkëlqen gjithmonë në çfarëda veshje që zgjedh për tu prezantuar.

Kurse për këtë javë, në një fustan të verdhë e duke i ekspozuar këmbët e saj të gjata, ajo dukej shumë e bukur, e që për një moment sjelli pranverë në sytë e të gjithëve. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË