Aktori shqiptar Blerim Destani  po vazhdon në mënyrë të suksesshme karrierën e tij. Pjesëmarrja me role të ndryshme  në seriale me nam botëror po e bëjnë një aktor mjaft të favorizuar, shkruan “Kosovarja”.

Ai madje, tani po i shton edhe një tjetër sukses karrierës së tij  me pjesëmarrjen në filmin “The Poison Rose”, ku marrin pjesë edhe disa nga aktorët më të mirë me famë botërore si John Travolta, Morgan Freeman, Kat Graham dhe Famke Janssen.

Trailieri i këtij filmi veç është publikuar duke u bërë e ditur edhe premiera e cila do të mbahet me 24 maj në kinematë e mëdha amerikane.

Roli i Blerimit është ai i një djali meksikan me emrin Lorenzo Rodriquez. Tematikë e filmit është historia e një ish ylli të futbollit amerikan, i cili tenton të ndihmojë një vajzë të re me probleme dhe përfundon duke luftuar me një rrjet kriminelësh.

Natyrisht, që adhuruesit e kinemave me padurim po e presin. Se do të jetë ky një super film dhe një super sukses i Blerim Destanit e kemi të sigurtë , duke pasë parasysh sukseset e tij më të hershme. /Kosovarja/.

Blerim Destani

Publiée par Albania Viral sur Jeudi 2 mai 2019

MUND TË JU PËLQEJNË