Është nga femrat më aktive dhe energjike të estradës, e cila nuk ndalet asnjëherë.

Këngëtarja dhe tash moderatorja e njohur Big Mama e ka dëshmuar me punën e saj se synimet që ia vë vetës i arrinë gjithmonë, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë që gjatë gjithë kohës është përfolur për kilogramët e tepërt me të cilët ajo asnjëherë nuk u turpërua, shumë shpejtë arriti ta dëshmoj se edhe në këtë aspekt ia del.

Kurse sot flitet për format e saj trupore dhe imazhet atraktive e joshëse që sjellë vazhdimisht duke sfiduar edhe modelet me famë.

Big Mama është e angazhuar edhe në dasma e ahengje të ndryshme familjare, ku dallohet për atmosferën që e krijon.

Ndërkohë që bëheshin disa përgaditje për një dasmë, Big-u shfaqet më duvak në kokë si nuse.

Sigurisht që ky veprim ishte nga shakatë e saj të zakonshme, megjithëse mund të bëhet shpejt nuse.

Kjo ngase kohëve të fundit është përfolur që është në lidhje me aktorin turkSerhat Kaznarpinar , por që nuk është konfirmuar agjë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË