Dikur aktive si këngëtare, tash si moderatore asesi nuk po mund ti largohet botës së televizionit.

Big Mama po vazhdon të jetë një prej femrave më aktive, sa në Kosovë sa në Turqi, shkruan “Kosovarja”.

E siç duket emisioni i saj duke i dhënë mundësi për të udhëtuar në shtetin turk i solli Bigut shumë fat.

Jo pak herë është përfolur për jetën e saj private, por duke mos u konfirmuar asgjë.

Së fundi, këngëtarja dhe moderatorja nga atje ka sjellë një imazh ku mbishkrimi i saj sipër fotografisë i hoqi të gjitha dyshimet duke konfirmuar lidhjen me aktorin e njohur nga seriali “Me fal” , Serhat Kaznarpinar,  i njohur në serial me rolin e “Cihanit”.

“Në këto ditë të ftohta, ju sjell dashuri” shkruan Bigu duke qëndrua në prehrin aktorit.

Se si qëndron e vërteta mbetet ta kuptojmë ditëve në vazhdim./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË