Jo rastësisht shumë kolegë të tij e kanë ftuar që t’ua hijeshojë gazmendet familjare, siç vepruan Marina dhe Getoar Selimi për dasmën e tyre, po ashtu këngëtarja e njohur Remzie Osmani në dasmën e shumë përfolur të djalit të saj Hamit, shkruan “Kosovarja”.

Po flasim për solistin e grupit NRG band, Besnik Qakën i cili po vazhdon të pëlqehet për interpretimet e tij e sidomos për ato live me vokalin e tij të artë.

Ndryshe, Besniku përveç një karriere të suksesshme muzikore është i martuar dhe ka një vajzë për të cilën ndanë kohë pavarësisht të gjitha angazhimeve.

Lumturinë që e ndjen kur është në prani të vajzës dhe se është edhe një baba i përkushtuar nuk heziton ta ndajë edhe në rrjetet sociale.

Edhe në imazhin e tij të fundit, shfaqet më se i lumtur pranë të bijës së tij Unës.

Foto e bukur, apo jo?/Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË