Çifti i njohur, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori, Bes Kallaku së fundi kanë nisur pushimet.

Dyshja e njohur kanë udhëtuar drejt Izraelit për të shijuar pushimin e parë së bashku për këtë vit.

Të dy kanë qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke postuar vendet të cilat janë duke i vizituar.

Xhensila ka sjellur disa fotografi mjaft joshëse e veshur në të zeza, duke treguar edhe “look-un” e ri që ka bërë.

Por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte komenti e tyre me njëri-tjetrin.

Ishte Besi ai që ka shkruar: “Herë herë e qaj foton”, sipër fotografisë, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Xhensilës e cila i tha:“Më në fund pas dhjetë vitesh”.

Ndryshe, bashkë me çiftin është edhe vajza e tyre e vetme, Ajka./Indeksonline/

https://www.instagram.com/p/B7_EASAB_z-/?utm_source=ig_web_copy_link

MUND TË JU PËLQEJNË