Tu hedhësh një sy fotografive të tyre, videove , intervistave apo qoftë edhe një postimi të çfarëdoshëm të bëjnë të besosh së dashuria e vërtetë ajo sikur e filmave dhe e përrallave ekziston.

Flasim për çiftin e njohur Xhensila Murtezajn dhe Bes Kallakun të cilët i lidh muzika, dashuria, jeta dhe çdo gjë përreth tyre, shkruan “Kosovarja”.

Janë çifti i vetëm që e dëshmojnë frazën e famshme “Të lindur për njëri-tjetrin”.

Jeta e tyre është e përmbushur me plot romancë dhe jo rrallë herë këtë e kanë treguar dhe vazhdojnë ta tregojnë edhe publikisht.

Për Besin, Xhensila po vazhdon të jetë ajo femra e bukur dhe e pakrahasueshme.

“E mira, e bukra, e ëmbla, e paqta, e kristalta” është përshkrimi më i bukur i Besit për bashkëshorten e tij./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË