Bes Kallaku ka reaguar pas pranimit të informacioneve se po keqpërdoren ndihmat.

Aktori Bes Kallaku tash e dy ditë po merret me ndihmën e qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Teksa po merrte të dhëna për personat që ofrojnë ndihma e strehim, ai pranoi informacione se po keqpërdoren ndihmat.

Një qytetar tregoi se ndihmat po i shesin, e në disa raste një familje ka marrë nga 4-5 herë gjëra që kanë dërguar vullnetmirët.

“Ore a do bohemi njerz Ne edhe ne te tilla dit. Ate qe kallezoi edhe Noizy po ndodh gjithandej. Haram edhe mallkuar kush perfiton nga kjo situate”, ka shkruar Besi.

MUND TË JU PËLQEJNË