Modelja me fame botërore, Bella Hadid, motra e modeles tjetër Gigi Hadid, njihet për bukurinë dhe format e saj trupore.

Së fundmi Bella ka pozuar mjaft provokuese në fotografinë e fundit, që ka vendosur ta ndajë me fansat në Instagram.

Ajo ka publikuar këtë fotografi dhe ka marrë shumë pëlqime dhe komente nga emra të njohur botërorë, por edhe shqiptarë.

Ka qenë modelja shqiptare Oriola Marashi, e cila ka komentuar në fotografinë e Bellës.

“Ç’je bërë kshtu moj?” , ka shkruar me shaka Oriola, duke marrë shumë pëlqime në komentin e saj. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË