E fejuara e futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicës, Belkiz Kera javët e fundit ka qenë mjaft e pranishme në mediat rozë.
Ajo në fillim të muajit gusht ka organizuar festën e beqarisë, nga e cila ka publikuar imazhe tejet të bukura për ndjekësit e saj të shumtë në rrjete sociale.
Belkizi aktive po vazhdon të jetë ende në instagram, ku numëron 27 mijë e 800 ndjekës.
Dje bukuroshja e Milotit ka publikuar dy imazhe të bukura, në të cilat shihet me veshje sportive.
Me flokë të lëshuara dhe syza të bukura, Belkizi duket mjaft tërheqëse me veshje sportive.