Meda është ndër këngëtarët më me zë dhe më të popullarizuar në estradën shqiptare.

Ka një bagazh të madh të krijimeve, përmes të cilave ia ka arritur që të dalë i suksesshëm, i dalluar dhe i kërkuar, shkruan Kosovarja.

Medën përveç projekteve muzikore, e kemi parë edhe tejet të angazhuar në çdo mbrëmje muzikore e ahengje familjare.

Sikurse çdo sezonë e verës, edhe sivjet Medën e kemi parë të ketë një agjend tejet të ngarkuara me data e rezervime nga më të ndryshmet.

Sa e shohim në dasma, sa në diskoteka nëpër vende të ndryshmet të botës.

E, për dallim nga dasmat, Medën e shohim shpesh të shoqëruar edhe me kolegë të tjërë, të cilëve iu do fati të performojnë e të jenë bashkë gjatë tërë kohës.

Nuk ka mbetur këngëtarë që nuk e kemi parë të shoqërohet, e më në fund u bë bashkë edhe me reperen e njohur Melinda Ademin.

Kjo të gjithë i ka habitur për faktin se është e parë që shihet me të, pasi asnjëherë tjetër nuk ka ndodhur kështu. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË