Çifti shumë i dashur për shqiptarët, me numër të madh ndjekësish në Instagram, Mr.Mrs Rashiti, po kalojnë në një periudhë shumë të rëndë për ta.

Lule Rashiti është diagnostifikuar me Leukemi, derisa po vazhdon trajtimet në Graz të Austrisë.

Ata u bënë të njohur dhe të dashur për publikun para se të kurorëzonin lidhjen e tyre me një martesë, e më pas edhe me një fëmijë.

Çifti kishin heshtur rrjetet e tyre sociale për sa ditë, derisa bashkëshorti i Lules doli dhe tregoi lajmin që nuk ishte aspak i këndshëm.

Së fundi në Instagramin e tyre të përbashkët është shfaqur një video me një shkrim shumë prekës, nga Lirimi, ku ndër tjerash thotë që të gjithë po luten për shëndetin tënd, madje edhe ata që s’na deshën më parë.

/IndeksOnline/

MUND TË JU PËLQEJNË