Historia e Lirimit dhe Lulës është bërë virale në rrjetet sociale.

Ata kanë arritur që përmes rrjeteve sociale të njihen kudo në botë ku ka shqiptar, shkruan “Kosovarja”.

Kjo falë aktiviteteve të tyre herë qesharake e herë emocionuese. Ndjekësit e shumtë që kanë Lirimi e Lulja në Instagram janë aktiv me komente të shumta e edhe kritika.

Por sprova e fundit e tyre bëri që çifti të marrin përkrahje të madhe nga gjithë shqiptaret në forma e mundësi të ndryshme.

Bashkëshortja e Lirimit Lulja është prekur nga Leukemia, sëmundje kjo e cila tronditi jetën e tyre dhe harmoninë.

Megjithatë ata janë marrë shembull se si kanë arritur ta luftojnë dhe po vazhdojnë duke jetuar momentet e duke i shndërruar ato në gëzime.

Lirimi për çdo moment nuk është dorëzuar duke i qëndruar pranë bashkëshortes e duke bërë përpjekje që ta lumturoj.

Pas daljes nga spitali ata shihen duke u argëtuar, të bashkuar e shumë të lumtur. Sëmundjen po e luftojnë me dashuri, ilaç ky që po jep efektin e vet.

Ndryshe çifti janë prindër të një vajze, të cilën e quajnë Elena./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË