Fashti Bubq i Fushë Krujës është dëmtuar mjaft rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Tërmeti i 26 nëntorit që ka goditur Shqipërinë, ka ka shkatërruar mbi 230 shtëpi në fshatin Bubq të Fushë Krujës.

Arben Rrushi, banor i Bubqit, ka treguar për lajmi.net, se fatmirësisht në fshatin e tij nuk ka viktima, por që shumë persona nuk kanë as çadra.

“Kështu që shyqyr Zotit s’kemi pasur viktima, kjo është për t’u falënderuar edhe njerëzit ngushëllohen me viktimat ku kanë ndodhur me banorët ku kanë pasur viktima dhe shyqyr Zotit më mirë. Por gjithsesi, pasuria të dhemb shpirti dhe njerëzit e vuajnë këtë. Njerëzit kërkojnë një çadër, nuk kërkojnë shumë ndihma, por të paktën minimalisht një çadër ta kenë aty afër shtëpisë për të ruajtur materialet që kanë në shtëpi, e kanë si traditë këtë pjesë dhe e kanë si të vështirë për t’u shkëputur për t’u larguar nga banesat e tjera”, ka treguar Rrushi.

MUND TË JU PËLQEJNË