Bahtiri dhe motra e tij këndojnë këngë të muzikës folklorike Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri këtë të diele ka qenë protagonistë i rubrikës “Mysafirë te Kryetari” në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”

Bahtiri ndau shumë detaje për angazhimet e tij si kryetar komune dhe jo vetëm, shkruan rtv21.tv

Përpos, Bahtirit mysafire ka qenë edhe motra e kryetarit, Xheva e cila tregoi këndimin me çifteli e kanë traditë familjare dhe se këndoj herë pas here, kur kanë kohë të lirë.

Kryetari dhe motra e tij bashkë me dy moderatorët, Bleronën dhe Visarin kanë kënduar këngë të muzikës folklorike shqiptare. “Destan Begu” është një ndër këngët që ata kanë kënduar, teksa Xheva motra e kryetarit i ka rënë çiftelisë.

MUND TË JU PËLQEJNË