Axa Max bën ndryshim në pamje Shqiptarja e famshme, Ava Max, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njihet edhe për stilin e veçantë që ka.

Ndonëse jemi mësuar që ta shohim atë si bionde, këngëtarja ka ndryshuar ngjyrën e flokëve. “Njësoj sikurse stinët, unë ndryshoj me to. Cila ngjyrë duhet të jetë e radhës?”, ka shkruar Ava Max në rrjetin social Instagram, krahas fotografisë së publikuar.

Ndryshe, “Slow Dance” është projekti i fundit muzikor i artistes, të cilin e solli në bashkëpunim me AJ Mitchell. Projekti i dyshes është publikuar më 16 shtator./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË