Jeta në largësi dhe distanca mes tyre, veç se ua ka shtuar dashurinë. Flasim për çiftin e këndshëm Vesa Luma e Big Basta, shkruan “Kosovarja”.

Vesa përveç si këngëtare e suksesshme, vlerësohet edhe si person pozitiv dhe modeste. E karakterit të saj iu përshtat bashkëshorti i saj, me të cilin kanë një jetë të lumtur bashkë.

E jeta e tyre u bë akoma më e lumtur me ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilin e kanë quajtur Liam.

Vesa kohëve të fundit është mjaftë aktive në rrjetet sociale duke ndarë imazhe të ndryshme.

Kurse sot ajo ka emocionuar me fjalët për Big Bastën me rastin e përvjetorit të tyre.
Ajo thotë se me dashurinë ndaj njëri tjetrit kanë arritur ti mposhtin sfidat e sakrificat e jetës, ndërkohë që sot kanë ndërtuar një lidhje të fortë që askush dhe asgjë s’mund ti ndaj.

“Happy anniversary ♥️ @bigbastaofficial Deri sot e deshmuam qe asgje ne kete bote sna ndan, as kilometrat, as mundi e sakrificat .. Sepse cdo gje eshte e mundur kur Do me gjithe zemer 🙏. Krenare per cdo gje qe ndertuam, e me se shumti per frytin e kesaj dashurie #Liani Te dua shume my forever 24”, janë këto fjalët e Vesës krahas fotografive të dasmës që i ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË