Këngëtarja e mirënjohur Arta Bajrami po kalon momente të mira me familjen e saj pesë anëtarëshe.

Ajo po shijon bukurinë e maleve dhe ajrin e pastërt, bashkë me burrin dhe tre fëmijët e saj, shkruan rtv21.tv

Në disa fotografi që ajo ka postuar në Instagram, ata shihen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ajo ka realizuar edhe një fotografi me bashkëshortin e saj Xhimin, ku të dy duken të sigurt dhe të dashuruar afër njëri-tjetrit.

Kësaj fotografie ajo i ka vënë mbishkrimin “S’ka limit”, teksa e përshkruan dashurinë e pafundme të tyre.

Ata janë të martuar qe nëntë vite.

Kanë tre fëmijë, vajza e madhe e ka emrin Viktoria, djali Ideal Morris dhe vajza e vogël Electra.

MUND TË JU PËLQEJNË