Arta Bajrami ishte ndër femrat e para dhe këngëtaret kosovare që theu tabutë sa i përket veshjes dhe stilit.

Guximi për të eksperimentuar e ka përcjellur prej atëherë, e të cilin e ndjekë edhe sot, shkruan “Kosovarja”.

Arta është dalluar edhe për vokalin e mrekullueshëm, këngët e videoklipet e shumta.

Këngëtarja ndonëse ka një karrierë të gjatë muzikore vazhdon të befasoj me linjat trupore.

Ajo është edhe nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshorte e dashur, e përgjegjshme dhe e lumtur.

Bashkëshorti, të cilit shpesh i bën dedikime sot po feston ditëlindjen. Arta ka shprehur gjithë mirënjohjen dhe dashurinë që ndjenë ndaj tij me disa fjalë emocionuese.

“Urime ditëlindjen burri im, shoku im i jetes, babai i fëmijëve të mi ti je bashkëshort i përkryer Zoti më ka bekuar që të kem fat ty 🤲, të uroj shëndet e gëzim pran nesh, të duam shumë un gruaja jote Arta, Fëmijët tanë Victoria, Ideal Morris , Electra”, shkruan ajo krahas një imazhi me bashkëshortin./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË