Këngëtare moderne, emër i dëshmuar, dashuri e madhe për një publik të tërë. “S’ka si Arta”, thonë shumë njerëz. E vërtet, pasi është origjinale dhe e pa ngatërrueshme në muzikë, shkruan “Kosovarja”.

Arta Bajrami, pati një pauzë në muzikë, kjo për shkak të impenjimeve në jetën private. Ajo, është nënë e tre fëmijëve të cilët duan kujdes të veçantë.

“Kosovarja”, e ka pyetur këngëtaren nëse e kishte menduar dikur ti kishte tre fëmijë.

“Gjithmonë kam menduar dy, por fëmijët kurr nuk jan boll. Ti jepësh jetë një qënie njerzore është mrekulli, prandaj kush ka mundësi pse mos ta bëj”, thotë këngëtarja e afirmuar kosovare.

Arta, i ka porositur nënat e reja që pavarësisht faktit se bëhen nëna e me fëmijë, kurrë mos ta lënë anash vetën.

MUND TË JU PËLQEJNË