Në këto ditë të nxehta vere është mëse normale që të bëni disa herë gjatë ditës dush pasi djersini më shumë, trupi mbledh më shumë papastërti, plus që një dush i freskët është mënyra më e mirë për të sfiduar temperaturat e larta.
Secili prej jush ka aksesorët e duhur të dushit si sfungjeri, shampoja dhe sfungjeri i trupit etj.

Në artikullin e sotëm do t’ju propozojmë një lloj tjetër larjeje, më saktë të fërkoni trupi një herë në ditë me sfungjer ose furçë të thatë. Ky veprim sjell 4 përfitimet e mëposhtme:

1.Eleminon lëngjet e tepërta nga trupi: Gjatë fërkimit ju stimuloni drenazhin e lëngjeve pa qenë nevoja të përdorni diuretikë. Në këtë mënyrë reduktoni edhe fryrjen në pjesë të ndryshmë të trupit sin ë këmbë dhe barku, si dhe parandaloni inflamacionin e tyre.

2.Lufton celulitin: Celuliti, i njohur ndryshe si lëkura e portokallit, është një problem estetik që prek shumë femra si pasojë e akumulimit të qelizave dhjamore nën lëkurë. Drenazhi limfatik që realizon me anë të fërkimit mundëson qarkullimin e gjakut i cili konsiderohet edhe si një prej faktorëve që formon celulitin.

3.Parandalon strijat: Strijat ose zmaliaturat krijohen si pasojë e dehidratimit dhe mungesës së elasticilitetit të lëkurës, ky problem është i lidhur ngushtë me reduktimin e prodhimit të kolagjenit. Konsumi i vazhdueshëm i ujit dhe lëngjeve të tjera, shoqëruar edhe me teknikën e fërkimit në të thatë ju ndihmon të rigjeneroni qelizat epidermike, duke parandaluar formimin e strijave.

4. Ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe e zbut atë: Scrubi i lëkurës në të thatë ju ndihmon të eleminoni qelizat e vdekura të lëkurës që i japin lëkurës një pamje të thatë dhe pa jetë. Duke stimuluar rigjenerimin e lëkurës do të parandaloni gjithashtu edhe formimin e rrudhave dhe do të keni
një lëkurë të butë dhe më të bukur.

MUND TË JU PËLQEJNË