“Ligjvënësi në Kosovë arrestohet për kërcënimin që i bëri prokurorit.”

Ky është titulli i prestigjiozes, “The New York Times”, e cila ka raportuar për arrestimin e deputetit Milaim Zeka, për shkak të kërcënimeve që ky i fundit bëri ndaj prokurorit special, Afrim Shefkiu, transmeton lajmi.net.

“Shefkiu po akuzon Milaim Zekën për mashtrim me viza, si dhe drejtimin e një grupi që mashtronte persona të ndryshëm për punë në Gjermani. Dyshohet se mbi 900 persona u dëmtuan në këtë proces”, shkruan kjo gazetë.

Për të njëjtën çështje, sot pasdite raportoi edhe e përditshmja britanike “Daily Mail”, e cila në artikullin e saj shkruan se ish-gazetari, Milaim Zeka, në një emision televiziv tha se nuk mund ta fal prokurorin, Afrim Shefkiun për poshtërimin që i bëri.

Kujtojmë, se për kërcënime u arrestua sot edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj.

Arrestimi i tij ka të bëjë me deklaratat kërcënuese ndaj ish-prokurorit, Elez Blakaj.

Ndaj Milaim Zekës është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërkaq që Gjykata ndaj Demaliajt ka vendosur masë ndalese prej 48 orësh.

MUND TË JU PËLQEJNË