Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj jo rrallë herë na ka prezantuar me djalin e saj.

Sot ajo vie me një urim special për ditëlindjen e djalit.

Këngëtarja këtë e ka bërë të ditur duke publikuar foto në Instagram, ku shihet ambienti festiv i djalit i cili feston ditëlindjen.

Ndryshe, djali i Argjetinës ka mbushur katër vite, duke thënë kështu edhe vetë këngëtarja se këto vite kanë kaluar shumë shpejt.

“Gëzuar ditëlindjen engjëllit tim. Ne jemi shumë krenar për të voglin tonë. Këto 4 vite kanë kaluar shumë shpejt, por e kanë mbushur jetën tonë me shumë dashuri dhe gëzim. Të dua shumë arushi im Pooh”, ka shkruar Argjentina në foton me djalin dhe partnerin e saj.

Por, Argjentina ka publikuar edhe foto me familjarët e tjerë të saj, duke u parë shumë të lumtur në gjirin familjarë.

MUND TË JU PËLQEJNË