Argjentina Ramosaj prej një viti më nuk ka bërë asgjë të re. Po rri larg muzikës, skenës dhe çdo lloj angazhimi. Pse?

E, këtë gjë e di më së miri këngëtarja, e cila nuk po bënë më këngë e videoklipe, e madje prej vitesh nuk po e shohim duke u ngjitur në skena festivalesh, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e hitit “Si shiu”, por edhe e shumë këngëve të tjera të bukura, është shquar gjithmonë për pamjen e jashtme. Argjentina, është e bukur, por edhe me stil.

Argjentina Ramosaj, është e martuar dhe nënë e lumtur e një djali. Së fundi, ajo është shfaqur pranë bashkëshortit pa pikën e grimit. Në kohën kur të gjitha grimohen rëndë, Argjentina po e promovon natyralitetin. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË