Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte muzikore.

Për momentin, ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me familjen e saj.

Ramosaj është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft artistike dhe me stil.

Këngëtarja ka pozuar së bashku me djalin e saj në natyrë, ndërsa ka marrë gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj tërheqëse.

“Më në fund mjaftueshëm ftohtë për të veshur këtë pallto”, ka shkruar Ramosaj në mbishkrimin e njërës prej fotografive.

Ajo është e martuar prej katër vitesh me Dukagjin Fetahun, dhe së bashku kanë një djalë, të pagëzuar me emrin Noah.

Argjentina është shquar gjithmonë si një prej këngëtareve më me stil të skenës.

MUND TË JU PËLQEJNË