Modelja Alesia Bami si fillim u bë e njohur për publikun gjatë kohës sa ishte velinë e emisionit “Fiks fare”.

Mirëpo, kohëve së fundmi modelja nga Shqipëria ka ngritur dy biznese, e që shumë prej ndjekësve e kanë komentuar se ajo ka ndonjë “sponzor” nga prapa.

E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, modelja u pyet nga moderatorja Ori Nebijaj se si arrin një vajzë e re sa ajo të bëjë një jetë luksi dhe të ketë dy biznese.

Alesia tregoi se mashkulli që fshihet pas suksesit të saj është i ati i cili e ka ndihmuar për bizneset sepse vetëm nuk mund t’i përballonte dot.

“Është një mashkull pas kësaj sepse normalisht nuk mund t’i menaxhoja e vetme, njërin ndoshta, por të dy jo. Është babai im”, ishin fjalët e Alesias.

MUND TË JU PËLQEJNË