Ish velina e emisionit “Fix Fare”, Alesia Bami është bërë një nga emrat më të përfolur të shtypit rozë.
Madje, Alesia është përfolur edhe për paraqitjen e saj në fotografit provokative të cilat i publikon në rrjetet sociale.
Për modelen pushimet kanë filluar tash e një kohë dhe ajo nuk ndalet së postuari fotografi e veshur në bikini, duke treguar format trupore të saja.
Së fundi ajo ka publikuar një foto mjaft joshëse, e veshur në bikini ku shihet në formë të mirë fizike.
Ndryshe, modelja është akuzuar edhe për operacionet e shumta kirurgjike, por që e ka mohuar një gjë të tillë.