Shpeshherë emri i Albërie Hadërgjonajt lakohet në media për pozat e saj provokuese.

Këngëtarja e cila ka vite në skenë, së fundmi ka dhënë disa këshilla se si të kujdeseni për pamjen tuaj, fytyrën më saktë, që të dukeni sa më të reja.

“Të dashura motra kujdesuni për veten, për burrat, pse jo dhe për dashnorin, ndjehuni sa më seksy”, ka thënë Hadërgjonaj në videon e publikuar.

Gjithashtu, këngëtarja ka pranuar se herë pas here bën edhe botoks në fytyrë, që t’i mënjanojë rudhat e krijuara nga mosha.

Ndryshe, Hadërgjonaj ka disa javë që ndodhet në Amerikë, tek vajza e saj, Anxhelina e cila ka disa vite që është shpërngulur atje./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË