Albërie Hadërgjonaj është ndër protagonistet më interesante që zgjon shumë interes.

Këngëtarja shqiptare që mbrapa vetes ka një bagazh të madh të krijimeve, për vite me radhë ka dhuruar projekte e performanca të veçanta, shkruan Kosovarja.

Duke qenë gjithnjë vetja e duke iu përshtatur shijes së publikut, ka rezultuar e suksesshme dhe ka mbledhur para vetes me mijëra adhurues.

Edhe sot vazhdon me të njëjtin ritëm, e nuk ka ndryshuar aspak. Përkundrazi është më e freskët dhe më e gatshme për të qenë pranë publikut.

Duke ditur si ti afrojë e të lidhë me ta një lidhje të pashkoqshme, Albëria kujdeset që dhe imazhet e saj të jenë të pranueshme e të pëlqyera.

Duke marrë parasysh si është shndërruar në top femër dhe po bëhet gjithnjë e më tërheqëse, Albëria po vazhdon të godasë me paraqitjet e saj.

Së fundi, ajo është munduar të duket pak më ndryshe, e të vijë sikur “Shotë Galica”.

Edhe kështu po duket bukur dhe po i ka hije, apo jo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË