Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar Reshat Arbana u shtrua ditën e djeshme me urgjencë në spital si pasojë e një problemi me zemrën por gjendja është stabilizuar dhe artisti u kthye në familje.

Ishte miku i tij që dha lajmin me anë të një statusi në Facebook.

’Një lajm që tronditi zemrat e të gjithë artëdashësve dhe njërëzve te thjeshtë anembanë kombit mbi shëndetin e ‘Nderi i Kombit’ ‘Artist i Popullit’ Reshat Arbana!Pas një problemi kardiak që kaloi dje në spitalin ‘Nënë Tereza’ sot Baca është pranë familjes në shtëpinë e Tij! Të shkuara Bacë! Dita tu bëftë njëmijë! Diell shpirtit tënd plot mirësi!’ shkruan Gjeka i cili në fund shton që ky lajm duhet të transmetohet nga të gjitha mediat online.

MUND TË JU PËLQEJNË