Policia e Kosovës ka njoftuar se në Komunën e Podujevës është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, derisa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë./GazetaExpress/

MUND TË JU PËLQEJNË