Një aksion policor është zhvilluar në mbarë vendin. Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës i ka thënë lajmi.net se aksioni policor është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

“Aksioni i policisë është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Detaje se kush ka qenë cak i këtij aksioni do t’i japim më vonë”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë në media u raportua se ky aksion ka të bëjë me konfiskimin e armëve ilegale.

Theksojmë se aksioni i fundit i policisë i cili më pas u përcoll me një mori arrestimesh, u zhvillua në veri të vendit.

MUND TË JU PËLQEJNË