Një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete, ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Dobresh të Vitisë, ku si pasojë e kësaj një person ka humbur jetën.

Rastin për Express e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Mbrëmë rreth orës 21:00, në fshatin Drobesh të Vitisë ka ndodhë një aksident në mes të një veture dhe një mkotoçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës, mashkull i moshës rreth 20-vjeçare”, ka thënë Hashani.

MUND TË JU PËLQEJNË