Bukuroshja Agnesa Vuthaj shquhet si njëra prej ikonave të bukurisë kosovare.

Ajo vazhdon edhe pas kaq vitesh të pëlqehet dhe komentohet për paraqitjet e saj të shumta në rrjetet sociale.

Sot bukuroshja feston ditëlindjen e saj të 34-të ku me këtë rast ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

E për ditën e lindjes Vuthaj ka realizuar një fotosesion ku shfaqet e shtrirë në një pasqyrë mbi një shtrat, teksa vë në pah fizikun dhe tiparet e saj të bukurisë.

Me një vështrim sensual po aq sa edhe artistik, Agnesa i bëri për vete fansat e saj mëngjesin e së shtunës, të cilët në hapësirën për komente nuk i kursyen urimet e shumta për të.

“Duke festuar veten time, 8 shkurt”, shkroi ajo në përshkrimin e këtyre imazheve.

Pëndryshe, Agnesa njihet si blogere e suksesshme, e cila ka arritur që markën e saj ta nxjerrë edhe në treg ndërkombëtar.

MUND TË JU PËLQEJNË