Një rrëfim emocionues

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj ka ndarë me fansat e saj një rrëfim emocionues për babain e saj të ndjerë, shkruan rtv21.tv

Ajo ka treguar se babai e ka dërguar për ta regjistruar këngën e parë, kur ishte 12 vjeçare. E pyetur nga një ndjekës në Instagram, se sa ka qenë e vështirë për të t’i realizonte ëndrrat pa babain, Afërdita është përgjigjur kështu “ëndrra e babait tim ishte që të bëhesha këngëtare.

Kur unë isha 12 vjeçare dhe ai ishte ende gjallë, ai më çoi për të regjistruar këngën e parë. Pas humbjes së tij ishte shumë e vështirë të vazhdoja të ecja, por duhet t’i tregoja atij se do e vazhdoja ëndrrën time dhe të tij gjithashtu.

Nëna ime është gruaja më e fortë, ajo më dha mua krah për të vazhduar”. Ndryshe, Afërdita më datën 29 qershor të vitit që lamë pas është martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl.

 

MUND TË JU PËLQEJNË