Modelja shqiptare Afërdita Dreshaj ka kohë që i ka dhënë fund beqarisë, duke e kurorëzuar dashurinë e saj me milionerin çek Jakub Kindl.

Ajo dhe burri i saj jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa Afërdita vazhdimisht ekspozohet nëpërmjet mediave sociale në krahët e burrit të saj, duke publikuar fotografi nga vende të ndryshme së bashku.

Njejtë ka bërë edhe së fundmi, ajo ka publikuar fotografi duke e shijuar çdo moment përballë burrit të saj, me të cilin shfaqen gjithnjë të lumtur.

Kujtojmë që Afërdita Dreshaj përpos që njihet si modele, para disa vitesh ka lansuar edhe disa projekte muzikore.

MUND TË JU PËLQEJNË