Është paralajmëruar sot se seriali ‘SHPK Nazi’ do të rikthehet së shpejti, kësaj radhe pritet të shfaqet në televizionin publik, çdo të diele nga ora 20:10.

Seriali pritet të filloj të transmetohet në fillim të muajit shkurt.

Indeksonline ka kontantuar autorin e këtij seriali Ard Islamin dhe ai ka sqaruar se seriali do të vijë me disa ndryshime, por që do të vazhdoj të jetë atraktiv për publikun.

“Është kriju një përshtypje që seriali ka qenë interesant edhe ‘funny’ shkaku i t’shameve.
Të shara kanë pasë edhe serialet tjera, po nuk besoj që ka pasë ksi efekti, si ‘Shpk Nazi’.
Jo pse skenari ka qenë më i mirë, por aktorët e dojnë këtë projekt edhe ky është çelësi, sepse e japin maksimumin.

Me dalje në RTK e kam mision me e majtë të njejtën tempo, pa t’shame.
Te ‘Shpk Nazi’ kemi çka të themi, për këtë arsye ka shikueshmëri.” , ka deklaruar Ard Islami për Indeksonline.

MUND TË JU PËLQEJNË